Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në vendin tonë, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.