Lajme

Moti nis me kthjellime në mëngjes, por si pritet të vazhdojë gjatë ditës, parashikohen ulje temperaturash

By vizional

November 16, 2021

Ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Sipas MetoAlb, në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.