Lajme

Moti/ Kthehen shirat, çfarë do të ndodhë me temperaturat ditët në vijim

By vizional

January 18, 2019

Me vanësira të denduara, reshje shiu dhe bore do të vijojë moti në vendin tonë edhe ditën e nesërme. Pasditja do të sjellë një pauzë të reshjeve, por në mbrëmje ato do të rifillojnë sërish. Mesi i kësaj jave shënoi një rritje graduale temperaturash që do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por e gjitha java që vjen pritet të këtë reshje shiu në të gjithë territorin vendit, ndërsa në zonat veriore të vendit, si Kukësi apo Dibra sërish do të vijojnë reshjet e dëborës.