Moti i keq, sinoptikanët grek: Do goditet fort edhe Shqipëria

Moti i keq, sinoptikanët grek: Do goditet fort edhe Shqipëria

454
0

Sipas meteorologut të njohur Sakis Arnautoglou sasia e reshjeve të shiut që do të bien nga e enjtja deri të dielën në mbrëmje do të jetë e barabartë me gjithë reshjet që bien në Shqipëri për gjysmë viti. E thënë në shifra do të kemi në shumë zona 500 litra ujë shiu në një metër katror. “Edhe në Shqipëri kushtet do të jenë tepër të këqija. Do të kemi shira të vazhdueshëm, nga e enjtja deri të shtunën të pakten, reshje të cilat do kenë edhe tension edhe vazhdimësi. Dhe ndoshta shkaktojnë edhe probleme, rritje të menjëhershme të nivelit të lumenjve dhe përrenjve, përmbytje në zona të caktuara ose edhe rëshqitje dheu”, thotë sinoptikani Sakis Arnautoglou.