Moti i keq me reshje të denura shiu, ARRSH apel shoferëve: Reduktoni...

Moti i keq me reshje të denura shiu, ARRSH apel shoferëve: Reduktoni shpejtësinë për shkak të lagështisë. Ja cilët segmente duhet të keni kujdes

315
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. ARRSH bën me dije se si pasojë e reshje ka rënie gurësh dhe inertesh në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, si dhe aksin Elbasan-Librazhd. Përmes një postimi në “Facebook”, ARRSH apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi

Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë