RESHJET
Priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Shkodër ato do të jenë deri lokalisht mesatare .
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 28 °C
në vendet e ulëta: 21 / 31 °C
në vendet malore: 15 / 26 °C.
ERA
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.