Mëngjes i ftohtë dhe… moti i qëndrueshëm do të vazhdojë të na shoqërojë edhe në ditët e para të 2020. Orët e para të dites se soteme do të jenë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë, por në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet shfaqje e vranësirave kryesisht ne Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 10°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Ja parashikimi
RESHJET
Nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 5 °C
ERA
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare