Lajme

MOTI e mërkurë, 19 Shkurt 2020

By vizional

February 19, 2020

Moti, pas mesdite nisin reshjet

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja graduale e masave ajrore të paqëndrueshme  të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë përgjatë 24 orëve të ardhshme.

E Mërkurë dt 19 Shkurt 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/13°C

Zonat e ulëta  8/19°C

Zonat bregdetare 8/18°C