Vijojnë ditët me diell, por kujdes në mëngjes…
Gjatë ditës vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Orët e para të mëngjesit, temperaturat do të variojnë nga 3 në 7°C.
RESHJET
Në përgjithësi, nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 17 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.