Lajme

MOTI e diel 15 dhjetor 2019

By vizional

December 15, 2019

 

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Nga parashikimet moti i kthjellët do të qëndrojë deri ditën e enjte.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17ºC.

Era do të fryj në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC.