Lajme

Moti, Durrësi nen uje

By vizional

November 07, 2019

Moti i keq ka sjellë përmbytje në Durrës. Stuhia dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë qytetin kanë bërë që disa rrugë të përmbyten, duke sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësoreve.

Situata me problematike shfaqet te kryqëzimi pranë stadiumit, rreth-rrotullimi tek stacioni i trenit, shëtitorja taulantja, lagjja 13, 14 dhe 15.

Gjithashtu problematike mbetet dhe furnizimi me energji elektrike, pasi në disa lagje nuk ka drita.

Durrësi preket gjithnjë nga përmbytjet sa herë ka reshje shiu të dendura.

Meteorologët kanë paralajmëruar për reshje intensive orët në vijim në thuajse gjithë vendin.