MOTI 7 Dhjetor 2020

MOTI 7 Dhjetor 2020

393
0

Reshje në të gjithë vendin, dëborë në veri

Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë sot në vendin tonë, ndërkohë që në zonat malore gjatë orëve të para të ditës pritet dëborë. Mesdita sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike, por sërisht mbrëmja rikthen reshjet në territorin shqiptar.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të jenë të nivelit mesatar, por ato do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Reshjet më të dendura priten në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Fier dhe Vlorë, por sërish ato mbeten në nivelin mesatar, duke mos krijuar rrezik përmbytjesh.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C  në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me  shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Shperndaje