Gadishulli ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativsht të freskëta veriperëndimore, të cilat do të shoqërohen me rënie graduale të temperaturave, edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
E martë, 3 shtator 2019
Sot moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut të izoluara në zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/30°C
Zonat e ulëta 19/34°C
Zonat bregdetare 21/31°C
Kosova për sot: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes deri në 31°C gradë Celcius në mesditë.