MOTI, 26 Janar 2021

MOTI, 26 Janar 2021

407
0

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbeten prezente vranësirat e shumta gjatë orëve të para të ditës të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Por mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht motin në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Shperndaje