Lajme

Moti, 22 Nentor 2020

By vizional

November 22, 2020

Ditën e sotme mbi vendin tonë, do të mbizotërojë një mot me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, që do të dominojnë gjatë paradites.

Por mesdita dhe orët vijuese pritet që të largojnë vranësirat fillimisht nga zonat bregdetare dhe me pas gjithë territori do përfshihet nga kthjellimet.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./