Lajme

Moti, 21 nëntor 2020

By vizional

November 21, 2020

Dita e sotme do të nisë me vranësira të shumta si dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Pjesa veriore pritet që të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Ndërkohë pasditja do të sjellë përmirësimin e kushteve atmosferike duke larguar vranësirat.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.