Lajme

Moti 20 Shkurt 2021

By vizional

February 20, 2021

Gjatë ditës së sotme  vendi ynë do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ndonëse gjatë pasdites parashikohen kalime të lehta  vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.