Motër e vëlla shpërndanin heroinë e kokainë në Tiranë

Motër e vëlla shpërndanin heroinë e kokainë në Tiranë

365
0

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Perimetri” ku ka arrestuar 4 persona që shpërndanin kokainë e heroinë në kryeqytet.

Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet si më poshtë:

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Dyshohet se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një automjet, një motor, 6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.