Lajme

Mot me diell, rriten temperaturat pas mesditës

By vizional

March 21, 2022

Vendi ynë do të përfshihet nga kthjellime dhe rritje temperaturash këtë të hënë.

Sipas MeteoAlb vendi ynë vijon të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të jetë në mbrëmje dhe në orët në vijim.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.