Deputeti Adratik Alimadhi është larguar nga seanca dëgjimore që po zhvillohet me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për projektligjin e amninistrisë.
Mësohet se është krijuar një debat mes tij, deputetit Bashkim Fino dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës.
Në këtë mënyrë Alimadhi është ndjerë i fyer nga kolegët e mazhorancës dhe ka vendosur të braktisë mbledhjen e në Komisionin e Ligjeve.
Debati i krijuar:
Fino: Zbato rregulloren, cdo deputet ka te drejte për të bërë pyetje, jo përgjigje të pyetjeve një nga një, pyetjet bëhen të gjitha bashkë
Manja: Do bëjmë një përjashtim për zotin Alimadhi.
(Ndërkohë që gjatë fjalës së Alimadhi, pati ndërhyrje nga ana e socialistëve, që deri diku ishin tallëse në drejtim të përfaqësuesit të Ballit Kombëtar.)
Alimadhi: Qeshni kur unë flas, më thoni nëse nuk më doni në komision dhe largohem. Nuk ofendoj asnjë, mos qeshni të paktën kur flas. E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë!