‘Mos më pyesni se s’kam çfarë të them, ma vranë djalin’, babai...

‘Mos më pyesni se s’kam çfarë të them, ma vranë djalin’, babai i 25-vjeçarit: Prisja ta martoja…

341
0

Babai i 25-vjeçarit që u vra gjatë mesnatës së djeshme nga një efektiv policia, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit. Qazim Rasha babai i 25-vjeçarit me zërin që i dridhej  është shprehur se djalin ia vranë në rrugicën e shtëpisë dhe kërkon drejtësi për këtë. Me lot në sy dhe me dhimbje të madhe ai është shprehur se djalin priste ta martonte dhe jo ta çojë sot me arkivol për në banesën e fundit.

 

“Dhimbja ime është edhe e juaja. Dhimbja ime është e të gjithëve, e çdo race, e çdo babe, e çdo nëne. Mos më pyesni se s’kam çfarë të them, ma vranë djalin. Lind dhe rritet dhe të jep dhe të merr Zoti. Drejtësia të bëjë drejtësi. Mos të na vrasi çdo minutë. Mos të na vrasi. Jo të më vijë djali mua në rrugicë, dhe të më vritet tek rrugica e shtëpisë. Kush mund ta bëjë këtë?! Kush është ai polic?! Çfarë policie është ajo që të vret në derë të shtëpisë. Policia është për të mbrojtur, jo për të vrarë. Djali ishte duke punuar në llaç gjithë ditën në shtëpi dhe doli të marrë cigare. Për maskën iku dhe e vranë. Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol.”, tha babai i viktimës për ‘neës24’.

 

Kujtojmë që Klodian Rasha, 25 vjeç, është qëlluar më armë zjarri nga Policia pas mesante në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të patrullës për të ndaluar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Dritan Hoxha”.

 

Sipas Policisë 25 vjeçari nuk i është bindur efektivëve për të ndaluar dhe në rrugën “Dritan Hoxha”. Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi me inicialet N.H që ka ndjekur Klodian Rashën nga Don Bosko deri në Laprakë, ka hapur zjarr duke e plagosur me një plumb në kokë dhe një në shpatull të riun. Ai ka ndërruar jetë në spital.