Mos më puth se kam vendosur make-up, mos më…”, banorët ironizojnë Einxhel...

Mos më puth se kam vendosur make-up, mos më…”, banorët ironizojnë Einxhel dhe Dagz

231
0

Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë, banorët e “Big Brother VIP” kanë vendosur që të imitojnë dhe ironizojnë marrëdhënien e Einxhel Shkirës me Dj Dagz.

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ka imituar momentet kur, sipas saj, moderatorja nuk do që Arbëri ta puthë se ka vendosur produktet e kujdesit të lëkurës.

Gjithashtu Monika u tregoi banorëve një rrëfim që Einxhel i kishte bërë një natë më parë: “Donte të vinte të më puthte, tha, unë isha me krem. Të nesërmen, tha, sa filloi të më puthte, unë kisha lyer fytyrën me ton. I thash fillove prapë me këto”.

 

“Mos më puth se kam vendosur make-up, mos më…”/

 

Por jo vetëm kaq, pasi ndërhyn edhe Arjola Demiri, e cila përmendi fjalë të tjerë të Einxhel: “Mos më puthni kur i kam flokët e rregulluara dhe kur jam me make up”.

 

Më tej, aktorja e humorit imiton dhe mënyrën si i flet Einxhel Dagzit, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjera.

 

Ndërsa Iliri, ngrihet në këmbë për të imituar Dagz. Sipas balerinit të njohur, Dagz është shumë i përfshirë, ndërsa moderatorja nga ana tjetër tregohet shumë e ftohtë.

 

Beniada thotë se “ndoshta Einxhel nuk do të përfshihet shumë”, ndërkohë që Monika shprehet se “po re në dashuri, nuk i mendon të tjerat”.