“Mos më gjykoni”- Enca Haxhia publikon videon duke konsumuar lëndë narkotike

“Mos më gjykoni”- Enca Haxhia publikon videon duke konsumuar lëndë narkotike

421
0

Enca Haxhia vendosi që t’u përgjigjej kërkesave të ndjekësve të saj mbrëmjen e djeshme dhe të publikonte çdo foto apo video që ata dëshironin të shihnin nga këngëtarja.

Meqënëse ajo ka treguar më parë se ka konsumuar lëndë narkotike, njëri prej ndjekësve i kërkoi që të publikonte një video teksa bënte diçka të tillë.

Këngëtarja nuk hezitoi ta plotësonte këtë kërkesë, pasi e publikoi videon.

Në të, Enca shfaqej rrugëve të New York-ut dukë shëtitur me një makinë dhe duke konsumuar lëndë narkotike bashkë me një mashkull.

“Mos më gjykoni. Kjo është videoja më e sikletshme që do të ndaj ndonjëherë”, shkroi Haxhia krahas videos.