‘Mos ma trash zërin mua’, Salianji sherr live me Ralf Gjonin. I...

‘Mos ma trash zërin mua’, Salianji sherr live me Ralf Gjonin. I kthehet deputeti i ri: Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd, mos guxo të…

469
0

Një debat i ashpër u zhvillua në Open mes deputetit të opozitës Ralf Gjoni dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

 

Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit rastin kur ai u sulmua me bojë në hyre të banesës, teksa shkonte të bënte betimin në Kuvend.

 

‘Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar’, tha Gjoni.

 

Salianji u përgjigj: ‘Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë.’

 

‘Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd’, ia ktheu Ralf Gjoni.