Shendeti

Mos i gjuani lëvoret e qepës, ja pse

By Vizion

September 24, 2016

Shumica e njerëzve nuk e dinë se lëkura dhe lëvoret e shumë frutave dhe perimeve janë përplot antioksidantë dhe ushqyes të tjerë përfitues për shëndetin.

E tillë është lëkura e qepëve. Në lëkurën e qepës ndodhet një antioksidant i fuqishëm që rregullon shtypjen e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Nëse shtoni lëvoret e qepës në ushqimet tuaja të rregullta, si në supë për shembull, ju do të përfitoni shumë nga ushqyesit që ndodhen në të, shkruan Gazeta Express.

Qepa gjithashtu njihet si perimja më e mirë në planet për shëndetin, e njohur për vetitë e saja antibakteriale. Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e sistemit imun.

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit Cranfield, Britani, qepët me lëkurë më të errët janë më të fuqishme dhe kanë veti më të forta antioksiduese. Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, futni lëvoret e një ose dy qepëve në një tenxhere me ujë.

Lëreni ujin me lëvoret e qepës të vlojë dhe më pas pini atë – nëse doni duke i shtuar pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin ashtu edhe sëmundjet e ndryshme. /Gazeta Express