“Mos flisni shqip”, shqiptarët sherr me pronarin grek në kafene, e bëjnë...

“Mos flisni shqip”, shqiptarët sherr me pronarin grek në kafene, e bëjnë për spital

648
0

Një situatë e pakëndshme është krijuar pasditen e djeshme në një kafene të vendosur në rrugën Karaiskakis në Pyrgos. “Protothema” shkruan se ka pasur një përplasje midis grekëve dhe shqiptarëve. Gazeta shkruan se gjithçka nisi kur një grup shqiptarësh po diskutonin në kafene në gjuhën shqiptare, gjë që ka shqetësuar djalin e pronarit të lokalit, që u ka tërhequr vërejtjen. Shqiptarët mësohet t’i kenë thënë se ishte një keqkuptim, por disa minuta më vonë duket se gja.krat janë ndezur duke shkaktuar tension. Pronari mendohet se u kërkoi të dy klientëve të largoheshin dhe më pas gjërat u përkeqësuan kështu që të paktën katër shqiptarë filluan sherrin, duke e goditur. Policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kapur një nga autorët, i cili u arrestua. Pronari sipas të njëjtave burime u transferua në spitalin e Pyrgos për të marrë ndihmë mjekësore.