Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç. Dosja.al mëson se shkak i sherrit që solli edhe breshërinë e plumbave ka qenë një vend parkimi pranë stadiumit të qytetit.
“Mos e parko makinën, se këtu është vendi im”, kjo ka qenë edhe fjalia që viktima Viktor Shkorreti i ka thënë 32-vjeçarit me iniciale E.K para se të niste sherri. Menjëherë këtu ka nisur edhe sherri dhe pas një debati prej disa minutash 24-vjeçari është vrarë me armë zjarri nga 32-vjeçari nga Tirana.
Theksojmë se laçjanët në ditën e “Shna Ndoit” rrugicat e lagjeve i kthejnë në vende parkimi, ku duhet të paguash pasi ka një numër të madh vizitorësh. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit një ditë më parë, për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.