“Mos e ngri zërin”- më thanë! Ti je cuc, e cucës i...

“Mos e ngri zërin”- më thanë! Ti je cuc, e cucës i ka hije me qenë e urtë dhe e bindshme!

77
0

Nga Urime Straka

 

.

U rrita duke u ushqyer vetem me k’te fraze e te tjera sinonime si kto.

 

Mos u vish me te shkrutra se ti je cuc e nuk ben me i ekspozu hiret e tua se te quajne dynjaja k*urve.

 

Mos u lyej se cuces i ka hije vec bukuria qe ia ka fale i madhi Zot. Mos i’a kthe fjalen askujt se osht marre per cucen qe te jete llafazane, e patakt dhe kerkuese. Nese burri te godet, ka te drejte bija ime se burrat edhe godasin. ‘Madje kane te drejte edhe te vrasin’ (shkon kjo ne porpocion te drejte me te rrahuren).

 

Po, sepse qe kur neve na mesuan te bindemi kur na rrahin, filluam automatikisht, ne forme te natyrshme te pranojme edhe flijimin, dhunen, perdhunen, perdhunimet madje dhe vrasjet.

 

Pse ç’ndryshim ka fundja e rrahura me vrasjen? Ndryshon vetem mjeti i perdorur: grusht apo thike.

 

E pranuam sepse na detyruan . E beme sepse na obliguan ata. Mohuam te gjitha te drejtat tona minimale-jetike.

 

Nga gjitha pikpamjet e jetes femra ka brenda saj nje force dhe nje vullnet te hekurt per te mbijetuar, por nuk e perdor kurre kete vullnet per te luftuar kundrejt padrejtesive qe i behen. Dhe po ne kete cast denohet me nje burgim te perjetshem. Me nenshtrimin ndaj cdo fenomeni ne jeten e tyre.

 

Dhe PO, dua te revoltohem per te gjitha heret qe me thane: Mos e bej se je Femer!

 

Une e bej pikerisht pse jam femer. E bej sepse di ta bej, dua ta bej! Dhe duhet ta bej. Sepse s’ka asnje ze mashkulli qe me ndalon ta bej, asnje opinion publik apo farefisnor qe me ndalon ta bej per aq kohe sa askush nuk vesh kepucet e mia, askush nuk perjeton dhimbjet e mia ne lufte per t’ia dale mbane, askush nuk eshte aty per t’me pyetur nese jam mire!

 

Askujt nuk i intereson ekzistenca jone, askujt nuk i interesojne arritjet tona pervecse ju intereson te shohin rrenimin tend. Te numerojne deshtimet e tua.

 

Dhe, nese ti mendon qe ka nje pengese, ajo je vete TI. Ndaj thyeji barrierat. Cdo cast eshte i joti!