Showbizz

Mos e besoni po deshët! Alketa Vejsiu tregon sa vjeçe ka qenë kur ka marrë rrogën e parë

By vizional

December 14, 2021

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera dhe të komentuara të ekranit. Përveç kësaj është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit e saj mendime apo detaje nga jeta e saj.

Disa nga pyetjet më pikante të ndjekësve ajo i ka publikuar dhe iu është përgjigjur. Një prej tyre i kërkon këshillë si të fitojë para pa punuar. Kësaj pyetje moderatorja i përgjigjet duke zbuluar edhe një detaj interesant. Ajo shkruan se në moshën 12 vjeçare ka marrë rrogën e parë dhe  se paratë fitohen vetëm duke punuar.

Ajo prej vitesh është pjesë e ekranit dhe çdo emision i saj gëzon një audiencë shumë të madhe. Alketa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku këtë herë i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Një nga fansat e ka pyetur se sa herë në ditë, i thotë vetes se ka boll lekë, prandaj duhet ta lëre tv. “Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para! Do punoj sa të kem forcë”, u përgjigj moderatorja. Kujtojmë që ajo është marr edhe me muzikë, kur ka qenë në fillimet e karrierës. Në atë kohë, Alketa realizoi disa hite që dëgjohen ende sot.

Vitin e kaluar Alketa Vejsiu realizoi një ëndërr të fëmijërisë, duke u ngjitur në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo ishte në mesin e 10 prezantueseve të Sanremo 2020, që u bënë pjesë e këtij festivali gjatë netëve të ndryshme. Prezantuesja shqiptare u shfaq në natën e tretë të festivalit, krah Georgina Rodriguez dhe Amadeus.

E pas realizimit të kësaj ëndrre ajo tashmë dëshiron të ngjitet në skenën e “Eurovision”. Në një intervistë virtuale të realizuar me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur nëse ka ndonjë ide për televizionin italian. Kësaj pyetjeje i është përgjigjur duke thënë:

“Po me punon truri. Do te doja te prezantoja Eurovizionin, jo thjesht Sanremon. Ne cdo vend te botes qe do ta benin do te doja shume qe Shqiperia te shkonte aty jo vec me kenge por edhe me fjalen, me nje prezantuese.”- shkruan ajo.