“Mos dilni nga shtëpia pa çadër”, si parashikohet të jetë moti gjatë...

“Mos dilni nga shtëpia pa çadër”, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

257
0

“Mos dilni nga shtëpia pa çadër”, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Territori shqiptar parashikohet që gjatë paradites të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.