Lajme

“Mos bëni Kasandrën”, Nano kritikon ashpër Erion Braçen

By vizional

June 25, 2019

Pas paralajmërimit të fortë të zv.kryeministrit Erion Braçe, për opozitën dhe qytetarët, se në 30 qershor do ketë jo vetëm burg, por edhe izolim të përjetshëm, ka reaguar analisti i njohur Mustafa Nano.

Teksa e cilëson si të rëndë dhe të papranueshme gjuhën e përdorur prej Braçës, Nano shkruan se qeveria po përpiqet që të frikësojë njerëzit.

Sipas tij, në nenin 38 të Kushtetutës, përcakotohet qartë lëvizja e lirë e qytearëve dhe nuk ju takon qeveritarëve të paracaktojnë dënimin e njerëzve.

“Zoti zv. kryeminister, gjuha qe ju perdorni është tepër e rëndë dhe e papranueshme. Kush jeni ju të thoni që njerëzit do i presi izolimi i perjetshëm? Pse perpiqeni të frikesoni njerëzit me genjeshtra të tilla? Ku bazohet ky motiv izolimi kur neni 38 i Kushtetutes shprehet qartë që askush s’mund te pengohet te dalë lirisht jashtë shteti? Nuk ju takon juve te vendosni apo te paracaktoni dënimin e njerëzve apo te bëni Kasandren nëper rrjete sociale duke parashikuar te ardhmen”, shkruan Nano në rrjetet sociale.