Morën kredi për t’u bërë prindër pas 15 vitesh; historia emocionuese e...

Morën kredi për t’u bërë prindër pas 15 vitesh; historia emocionuese e Enverit dhe Etlevës

720
0

Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës. Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian. Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të endrrës së tyre të kahershme , ndonëse me kredi.

”Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbëm shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë i ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.

“Deri tani paskemi jetuar nje jetë boshe, pa kuptim, pa nje motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjëherë se cfare gëzimi do te ishte. I mbaj në duar dhe ende nuk me besohet qe janë të mitë”, vijon Etleva.

Të dy prindërit e rinj janë aktualisht të papunë e ndërkohë që duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e tyre, ata duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën pikërisht për të realizuar endrrën e tyre.