“Mora kritika”- Erion Korini zbulon arsyen e rikthimit pas 11 vitesh: Të...

“Mora kritika”- Erion Korini zbulon arsyen e rikthimit pas 11 vitesh: Të kap frika ndonjëherë

700
0

Erioni Korini është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Por ai u shkëput nga tregu muzikor për një periudhë 11 vjeçare për tu rikthyer me një këngë bashkëpunim. Këngëtari tregoi arsyen e rikthimit duke u shprehur se gjatë periudhës që qëndroi larg muzikës mori shumë kritika. “Gjatë kësaj periudhe kisha kritika nga familjarët, miqtë e mi por edhe vetë e mendoja shpeshherë, duke dëgjuar edhe zërin, thosha gjynah që të mos rikthehem,”- tha ai. Erion Korini solli këngën “Verë e largët” në bashkëpunim me një këngëtare të re në tregun muzikor, Greis Kozeli.  Ai tregoi se zgjodhi një këngë në bashkëpunim për tu rikthyer pasi sipas tij ndonjëherë vetëm të kap frika.

“Është më mirë të jesh me njerëz, se vetëm të kap edhe frika ndonjëherë. Greis është trime,”- tha Erion Korini.