Monoliti misterioz prej metali shfaqet në një tjetër shtet

Monoliti misterioz prej metali shfaqet në një tjetër shtet

348
0

Monoliti misterioz prej metali vazhdon rrugëtimin e tij, nga njëri kontinent në tjetrin.

Këtë herë, ai është shfaqur në brigjet britanike vetëm disa ditë pasi u zbuluan dhe u hoqën shtylla të ngjashme në Amerikë (Utah) dhe Rumani.

Objekti metalik u pikas nga plazhistët në Compton Bay në Isle of wight. Disa fotografi të marra nga kënde të ndryshme tregojnë se monoliti është zhytur në rërë dhe jep një pasqyrim të përsosur.

Është e paqartë se si objekti i rëndë u zhvendos në plazh, i cili është i arritshëm vetëm nëpërmjet një shtegu këmbësorësh.

Shfaqja dhe zhdukja e mistershme e monolitit vijon prej javësh tashmë, ndërsa ende askush nuk ka asnjë përgjigje për fenomenin.

Blloku i çuditshëm prej metali u zbulua në fillim në shkretëtirën e Utah në SHBA nga ekuipazhi i një helikopteri, duke i befasuar autoritetet lokale.

Anëtarët e zbulimit të pazakontë, e panë atë teksa numëronin dhi të egra gjatë një fluturimi në një zonë të largët në juglindje të shtetit amerikan.