Monika Kryemadhi këtë mëngjes ka preferuar të na përshëndesi së bashku me vogëlushin Ditmirin , ajo tashmë e quan një lojë të bukur marrëveshjen midis Ramë dhe Bashës sepse të gjithë lojtarët janë në fushë . Ndryshe nga kreu i LSI Petrit Vasili që shprehu rezerva për shkak të ndalimit të koalicioneve, duke iu referuar zgjedhjeve dhe fushatës elektorale. Ajo thekson se tashmë motorët janë ndezur.
Mirëmëngjes miq! Sot Shqipëria është më e qetë! Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie. Motorrët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël. #Ditmari do një Shqipëri më të begatë!