“Mollë e kalbur”/ Kiri ‘i ikën nga duart’ Bashës, e ‘rrëmben’ e motra bashkë me Murrizin

Rudina Hajdari i është përgjigjur kreut të PD-së në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Kir Hajdari mesa duke ka vendosur t’i bashkohet grupit të deputetëve ku bën pjesë mortar e tij. Në një foto të publikuar nga Rudina Hajdari shihen deputetët të cilët nuk e dogjën mandatin por u futën në Kuvend.

Krah Myslym Murrizit, Alban Zenelit, Elda Hotit de idsa të tjerëve, bie në sy edhe prezenca e Kir Hajdarit, djalit të Azemit, i cili ka qenë gjithë kohë mbështetës i PD-së.

“Mbrëmje e këndshme me grupin Demokrat 🇦🇱👍,”- shkruan Hajdari krahas fotos së publikuar në rrjetet sociale, si të dojë t’i përgjigjet Lulzim Bashës në lidhje me deklaratën e tij të fundit, ku ata që nuk i dogjën mandatet i quajti mollë të kalbura.

“Në një shportë me mollë korbi qëmton mollët e kalbura, por kështu vetëm sa i rrit vlerën shportës,”– tha Basha në intervistën që dha një natë më parë në Syri Tv, por mesa duker Rudina është hakmarrë duke i ‘rrëmbyer’ Kirin nga grupi i PD-së.

Në protestat e opozitës, Kir Hajdari ka qenë gjithmonë krah demkratit Basha, pavarëissht vendimit të motrës së tij. Gjithsesi ende nuk dihet zyrtarisht nëse në shtator, Kiri do të jetë krah Rudinës në Kuvend.

 

 

 

Author: vizional