Moldavi-Shqipëri, nis ndeshja! Kuqezinjtë luajnë vetëm për fitore

Moldavi-Shqipëri, nis ndeshja! Kuqezinjtë luajnë vetëm për fitore

375
0

Në Kishinau sapo ka nisur takimi Moldavi-Shqipëri, sfida e tetë për kuqezinjtë në këto eliminatore me Kombëtaren që kërkon suksesin e katërt. Edi Reja befasoi me aktivizimin e Lorenc Trashit nga minuta e parë, ndërsa në ndryshim nga takimi i Stambollit kundër Turqisë, nga stoli e nis Memushaj, që ia ka lënë vendin e titullarit dhe shiritin e kapitenit Amir Abrashit.

 

 

 

Në 7 ndeshjet e mëparshme, Shqipëria ka siguruar 3 fitore, 4 humbje për një total prej 10 pikësh, ndërsa me një fitore sot do të barazonte bilancin e ndeshjeve dhe do ta rriste në progresiv golavarazhin.