Moisiu: Ne kemi tunele si të Koresë së Veriut. Si Hrushovi donte...

Moisiu: Ne kemi tunele si të Koresë së Veriut. Si Hrushovi donte të hiqte qafe Enverin

362
0

 

Ish-presidenti Alfred Moisiu, thotë se Koreja e Veriut nuk mund të bëhet shkak për një lufte botërore dhe SHBA nuk do të sulmojnë shtetin komunist. Në një intervistë për Report Tv, ish-presidenti Moisiu tregon misionin ushtarak të Shqipërisë në vitin 1964 drejt Koresë së Veriut për strategjinë e mbrojtjes. “Koreja e Veriut ishte një vend i destinuar dhe mendonin vetëm për luftë”, thote ai. Ish-presidenti theksoi se ndërtimi i tuneleve në Shqipëri, përfshirë këtu edhe tunelin anti-atomik që njihet sot si ‘Bunk’Art’ u huazua nga strategjia e Koresë së Veriut. “Për të ruajtur teknikën luftarake dhe popullin, ata na referuan mendimet për mbrojtjen dhe kishin bërë tunelizimin. Edhe teatrot i kishin bërë nëntokë, por edhe parlamentin, TV, radiot dhe spitalet”. Ai ka zbuluar edhe një detaj sesi Hrushovi donte të hiqte qafe Enverin. “Hrushovi erdhi në 1959 në Shqipëri dhe i propozoi Hoxhës për ta çuar ambasador gjëkundi. Qëllimi ishte për ta lëvizur Enver Hoxhën”, deklaroi ai.