Mogherini: Siguria dhe mbrojtja janë prioriteti i BE sot, të marrim përgjegjësinë!

Mogherini: Siguria dhe mbrojtja janë prioriteti i BE sot, të marrim përgjegjësinë!

457
0

Komisioni Europian ka zhvilluar sot një debat orientues mbi të ardhmen e mbrojtjes evropiane. Kështu thuhet në një deklaratë zyrtare të Komisionit Europian. “Një Europë më e fortë kur është fjala për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes ka qënë një prioritet për Komisionierin Juncker që nga dita kur ai mori postin dhe deri kur njoftoi krijimin e një Fondi të Mbrojtjes Europiane në fjalimin e tij në 2016 para Unionit. Me një përkeqësim të situatës të sigurisë në disa rajone të Evropës dhe një mundësi për bashkëpunim më të madh në shpenzimet e mbrojtjes midis vendev etë BE-së, Komisioni beson se tani është koha për të bërë përparime në drejtim të sigurisë dhe të mbrojtjes. Zv.presidentja dhe Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini tha: “ Siguria dhe mbrojtja janë prioritetet e Bashkimit Europian sepse ato janë prioritete për të gjithë qytetarët tanë. Bota po ndryshon me shpejtësi rreth nesh dhe ne duhet të merremi me sfida të reja çdo ditë. Si BE, ne duhet të marrim përgjegjësinë t’i japim drejtim këtyre sfidave.”