‘Modernizimi i qytetit nuk ka kompromis’, Veliaj për shembjen e banesave te...

‘Modernizimi i qytetit nuk ka kompromis’, Veliaj për shembjen e banesave te ‘5 Maji’: Ata që kundërshtojnë duhet të zgjedhin ose bravën e partisë, ose bravën e shtëpisë së tyre

263
0

Ditën e sotme IKMT ka nisur shembjen e banesave në zonë ‘maji’, aksion i cili ka hasur në kundërshtimin e banorëve të zonës.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se modernizimi i qytetit nuk ka kompromis. Po ashtu ai theksoi se 95% janë dakorduar me procesin e rindërtimit dhe se është vetëm 5% që ka kundërshtuar, ndërsa i bën thirrje që të heqin dorë nga brava e partisë por të zgjedhin bravën e shtëpisë së tyre.

 

‘95% e banorë në njësi 4 i kanë firmosur kontratat një pjesë  e tyre morën edhe çelësat e shtëpisë. Ligji thotë që secili kompensohet me të njëjtat metra katror      që kanë pasur, këtu përfshihen edhe ata që kanë ndërtuar pa leje . Edhe ata që kanë bërë shkelje i marrin të gjitha metrat katro. Edhe ata që janë të palegalizuar që kanë 100 m do të marrin 100 m katror. Pra nga të palegalizuara të gjithë do të legalizohen, dhe përfundimi i kësaj do të jetë si përfundimi i Unazës së Re, Astirit, Pazarit të Ri. Fakti që 95 % i kanë firmosur kontratat duhet vetëm që ky 5% të firmosë për të marrë metrat nga ato pa leje, tani me leje dhe urbanizim’, tha ai.

 

Më tej Veliaj shtoi:’Kundërshton një pjesë e vogël e cila ka muaj të tërë që shoqërohen me politikanë. Politikanë që nuk zgjidhin dot problemet e tyre nuk i zgjidhin këto halle. Tani ata banorë duhet të zgjedhin ose bravën e partisë, ose bravën e shtëpisë së tyre’.