Moderatorja Arjola Shehu flet pasi kaloi Covid-19:

Moderatorja Arjola Shehu flet pasi kaloi Covid-19:

318
0

Moderatorja e njohur Arjola Shehu është shëruar nga Covid-19, dy javë pasi doli pozitive dhe u vetëizolua në shtëpinë e saj.

Arjola është rikthyer mëngjesin e sotëm në emisionin që drejton në RTV Ora, ndërsa ka treguar dhe vështirësitë gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi. “Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike”, ka thënë ajo ndër të tjera, ndërsa ka thënë se në familje vetë i ati nuk u infektua.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar  të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë.

Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha moderatorja.