Aktualitet

Modeli i ri i çantës që ka pushtuar trendet e verës(fotot)

By vizional

June 08, 2017

Me siguri keni vënë re që shumë prej fashion girls dhe blogeret e njohura të modës kanë preferuar këtë sezon një model të ri çante, i cili nuk u ngjan çantave të dorës të viteve të fundit. Modeli i ri që ka pushtuar trendet e verës është çanta që ka ngjashmëri identike me një shportë pikniku. Fillimet këto lloj modelesh i kanë nga Jane Birkin, në të vitet ‘70. Por këtë vit i kemi parë ngado, që nga The Man Repeller, te Leandra Medine Cohen e shumë të tjerë që i prezantuan këto modele në pasarelat e Milanos. Trendi është pak i guximshëm – shumë prej jush, me siguri do të rrëmbejnë një çantë tjetër për ta marrë me vete sesa të guxosh me një të tillë. Megjithatë, ato janë vërtet të këndshme për verën.