Mjeti tre-komponentësh, nga autobus në aeroplan – lëviz me 180 km/h

Mjeti tre-komponentësh, nga autobus në aeroplan – lëviz me 180 km/h

84
0

Ëndrra për ta pasur një veturë fluturuese është më afër realitetit, pasi që administrimi i aviacionit civil në SHBA, ka aprovuar përdorimin e mjetit tokë-ajër që mund të lëvizë me shpejtësi prej 180 kilometra në orë.

Bëhet fjalë për Terrafugia që përbëhet nga tre komponentë dhe shpejt pritet të merr dritën e gjelbër edhe për prodhim serik, transmeton Telegrafi.

Fillimisht mund të shërbej si autobus, më pas si kamion transportues dhe fluturake që i dërgon në destinacionin e kërkuar pasagjerët.

Gjithçka zhvillohet brenda pak minutave – autobusi i merr në shtëpi pasagjerët i dërgon në aeroport, nga aty i merr një kamion tjetër dhe i fut në fluturake.

Në anën tjetër zyrtarë të Terrafugia shpreson që gjatë vitit të ardhshëm do të marrë edhe dritën e gjelbër të prodhimit serik, dhe të certifikojë shoferët dhe pilotët për këtë mjet trekomponentësh.

Mjeti vihet në lëvizje nga motori elektrik me 100 kuaj-fuqi Rotax 912 Sport, dhe mund të lëvizë në një rreze prej 400 milje në vetëm një mbushje.

loading...