Mjeku ndërrroi jetë sot te ‘Shefqet Ndroqi’, drejtuesja e Pneumologjisë: Anibali ka...

Mjeku ndërrroi jetë sot te ‘Shefqet Ndroqi’, drejtuesja e Pneumologjisë: Anibali ka qenë shok i imi i afërt! Qëndroi 10 ditë në shtëpi por…

444
0

Drejtuesja e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Silvana Bala ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut  pneumolog të infektuar me Covid Anibal Byberi, i cili ndërroi jetë sot në spital, një ditë pasi shkoi në gjendje të rëndë. Bala tha se mjeku ka shkuar mbrëmë në spital në parametrat e fundit, pasi kishte qëndruar 10 ditë në shtëpi. Më tej ajo shtoi se fatkeqësisht mjeku kishte një obezitet shumë të madh, dhe kjo ka bërë që të mos e përballojë dot situatën.

“Anibali  ka qenë një nga shokët e mi të afërt ka kryer specializimin para 4 viteve në spitalin tonë. Ka ardhur dje pasdite vonë. Unë sot në mëngjes jam marrë vesh për humbjen e jetës së Anibalit. Kam një keqardhje dhe i përcjell familjes ngushëllimet e mia. Ai ka qëndruar në shtëpi për 10 ditë me simptoma të Covid. Anibali fatkeqësisht kishte një obezitet shumë të madh dhe normalisht pacientët që shoqërohen dhe me sëmundjen të tjera nuk  e përballojnë. Më vjen keq nuk mund të flas më tej për Anibalin. Obeziteti është disfavor për këto pacientë. Ai punonte mjek në familje. Ka ardhur me paramentra të rënduara”, tha ajo.