Mjekja u kthehet atyre që nuk e besuan për Covid-in: Më mallkuat,...

Mjekja u kthehet atyre që nuk e besuan për Covid-in: Më mallkuat, po ku jeni sot?! Dilni e gëlltisni çfarë vollët (E PLOTË)

323
0

Kirurgia Lida Shosha, pas më shumë se 8 muajsh që kur pandemia e Covid-19 preku Shqipërinë, u kthehet të gjithë atyre që e shanë, tallën dhe mallkuan kur ajo bëri një mesazh sensibilizues për ata që nuk besonin ekzistencën e virusit.

“Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile”, shkruan me të drejtë mjekja pasi në fillimet e pandemisë, të shumtë ishin ata që shprehshin edhe publikisht se virusi ishte shpikje e mjekëve.

 

Shkruan kirurgia Lida Shosha:

Na pret “Dimri i madh”

 

Kur muaj më parë bëra një status sensibilizues për mosbesuesit, tallësit, njerëzit që për hir të vërtetës ishin të shumtë, që akuzonin, talleshin, etiketonin, njollosnin e mallkonin mjekët se po shpifnin për ekzistencën e virusit, shumë syresh mu vërsulën e nuk kursyen lumenjtë e mallkimeve.

 

Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile. Fatkeqësisht covidi i mallkuar po troket në çdo derë diku si mik e diku si armik, po mer njerëzit e shtrenjtë, udhëtimi i tij në këtë botë akoma vazhdon, d’dihet kush do mbijetojë.

 

Virusi është aq i zgjuar saqë viziton të parët ata që injoruan ca masa mbrojtëse minimale, që su kushtonte asgjë. Si mjek do jap përherë kontributin tim në sensibilizimin e popullatës, për ruajtjen e shëndetit. Bëni kujdes miq. Kurba e infektimeve dhe vdekjeve po rritet nga dita në ditë… “Dimri i madh po afron.” Zoti na mbroftë të gjithve.