Mjekët marrin të parët vaksinën, Manastirliu: Prioritarë dhe të moshuarit dhe ata...

Mjekët marrin të parët vaksinën, Manastirliu: Prioritarë dhe të moshuarit dhe ata me probleme të shumta; Do shpërndahen në Vlorë e Shkodër

351
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka thënë se të parët që do të vaksinohen sot do të jenë mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet Covid-19. Më pas sipas saj, do të vaksinohen stafet e tjera shëndetësore, të moshuarit dhe personat me probleme të shumta shëndetësore.

 

“Të gjithë mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet Covid-19 do të jenë të parët që do të vaksinohen. Vaksinimi i tyre fillon sot. Më pas fillojmë me punonjësit shëndetësorë në urgjenca dhe reanimacione. Ndër grupet që janë identifikuar si prioritarë janë të moshuarit dhe ata me probleme të shumta shëndetësore.

 

Kemi dhe vaksinimin e kombinura. Do jemi të specifikuar dhe te ato grupe në risk të lartë. Do të vijojmë me personat mbi 75 vjeç, që janë mbi 170 mijë”, tha Manastirliu.

 

Më tej, ministrja shtoi se vaksinimi nuk do të bëhet vetëm në Tiranë por dhe në qytetet e tjera, fillimisht në Vlorë e Shkodër.

 

“Këtu kemi 60 poste vaksinimi. Personi që bën vaksinën qëndron 30 minuta në observacion. Shpërndarja e vaksinës nuk do të jetë vetëm në Tiranë, do jetë dhe në Shkodër e Vlorë e më pas në qytete të tjera. Janë marrë masat për të vendosur stracionet fikse. Do fillojmë me formularin e vaksinimit, kartën e vaksinimit…”, shtoi ajo.