
Mjekët, sidomos ata të spitalit infektiv në Tiranë që po përballojë fluksin kryesor të të sëmurëve me koronavirus, janë të detyruar që të dëgojnë shumë herë mesazhin audio të Kryeministrit Rama.
Telefoni është mjeti kryesor i komunikimit në punë mes mjekëve, si brenda spitaleve edhe më institucionet e tjera. Gjatë një ditë punë ata bëjnë me dhjetëra në mos qindra telefonata.
Në shumicën e këtyre telefonatave, je i detyruar të dëgjosh mesazhin e Kryeministrit. Akoma më absurd bëhet ky detyrim kur telefonon për të kërkuar ndihmë urgjent apo për një analizë urgjente dhe duhet të humbasësh kohën dhe durimin duke dëgjuar të njejtin zë, me të njejtin mesazh që e ke dëgjuar dhjetra herë. Gazeta Express