Ekonomi

Mjekësi/ Barometri: 50% e shqiptarëve japin para nën dorë

By vizional

July 13, 2019

Barometri i Ballkanit ka dalë në përfundimin se shqiptarët të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor, paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Sipas këtij vrojtimi, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale paguan para nën dorë për tu kuruar.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo shifër është gati 5 herë më e lartë. Ndërkohë, në vendet fqinje, qytetarët që kanë dhënë ryshfete për të marrë kujdesin shëndetësor janë nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Fenomeni i dhënies së ryshfetit në vendin tonë nuk prek vetëm sistemin e mjekësisë, por dhe atë të arsimit.

Vitin e kaluar13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Në kuadër të vrojtimit të bërë nga barometri i Ballkanit, tregohet se Shqipëri ka një nivel të lartë të korrupsionit.