Mjaft përdorët vaj ulliri për nxjerrjen e gurëve të tëmthit; Vetëm në...

Mjaft përdorët vaj ulliri për nxjerrjen e gurëve të tëmthit; Vetëm në këtë mënyrë do të shpëtoni nga ky problem

363
0

 

Thuhet e besohet se një gotë me vaj ulliri të cilësisë së parë, vaj ulliri me barishte dhe/ose lëng limoni, spec të kuq ose shurup panje zbrazin fshikëzën e tëmthit nga gurët dhe toksinat.

Njerëzit besojnë se këto kokteje vajore funksionojnë, sepse një ditë pas pirjes së tyre, ata mendojnë se kanë parë gurët në feçe. Në fakt, nuk e kuptojnë se ajo që po shohin është vaji që kanë pirë. Nëse kapërdini një sasi të madhe vaji, aparati tretës do të përdorë mukozën për ta shndërruar atë në topa të vegjël (ndonjëherë edhe me ngjyra të ndryshme, në varësi të ushqimeve që ndodhen në segmente të ndryshme të traktit intestinal) të cilët mund të defekohen kollaj. Kjo bëhet për të mbrojtur mëlçinë e mbingarkuar.

Nëse kjo lloj zbrazjeje e fshikëzës së tëmthit do të funksiononte, atëherë i bie që në këtë organ aq të imët sa mund ta mbash në dorë, të kishte mijëra gurë tëmthi. Është krejtësisht e pamundur që një njeri të prodhojë apo mbajë kaq shumë gurë tëmthi. Nëse do të kishit nxjerrë vërtet një gur, ai do të kishte ngecur në kanalin e fshikëzës së tëmthit dhe do të kishit përfunduar në sallën e operacionit.

Gurët e tëmthit përbëhen nga proteinat, bilirubinat dhe kolesteroli. Nuk keni pse pini aq shumë vaj, që mund të shkaktojë kriza për t’i nxjerrë ata. Mënyra më e mirë për të larguar gurët e tëmthit, është që të pakësoni konsumin e proteinave dhe të ndiqni një regjim ushqimor me bazë frutash dhe perimesh që përmbajnë bioacide të shëndetshme. Duke ngrënë spinaq, lakër kale, rrepka, selino, limona, portokaj, qitro dhe duke pirë një gotë me ujë me limon çdo mëngjes dhe darkë, gurët në tëmth do të fillojnë procesin e shpërbërjes.

Një mënyrë tjetër e shëndetshme për shkrirjen e gurëve dhe pastrimin  e mëlçisë është edhe lëngu i shpargullit të freskët, i përzier me perime të tjera sipas dëshirës./living/