Lajme

MJAFT më me BOTOX, kjo është maska e vetme që eliminon rrudhat e qafës pas të 30-ve

By vizionc

September 14, 2019

Një shprehje e urtë popullore thotë që nëse mashkulli është koka, femra është qafa që mund ta rrotullojë ashtu siç do. Në artikullin e sotëm do të flasim pikërisht për qafën, jo në kontekstin e marrëdhënies mashkull-femër, por për rëndësinë e kujdesit të saj.  Shumë femra mendojnë se shenjat e plakjes janë të dukshme vetëm në fytyrë dhe përqëndrohen në përkujdesjen e saj, duke lënë pas dore pjesën e qafës e cila është edhe më delikatja. Me kalimin e kohës muskujt e lëkurës kontraktohen dhe si pasojë formohen rrudhat e para në qafë, të cila të krijojnë përshtypjen e një gushe të dytë.  Më poshtë do të gjeni një super maskë që zhduk rrudhat e qafës, hidraton lëkurën dhe mund të themi me plot gojë që zëvendëson plotësisht injeksionet e botox-it.

Maskë më banane dhe vezë

Përbërësit: 1 banane e pjekur mirë, 2 të bardha vezësh dhe 1 lugë çaji mjaltë. Shtypni bananen, më pas shtoni të bardhat e vezëve dhe mjaltin. Punojeni maskën me gishta pasi në këtë mënyrë ushqeni dhe duart. Pasi maska të jetë bërë homogjene masazhoni qafën më lëvizje të ngadalta dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Kjo maskë duhet përsëritur dy deri në tre herë në javë për të arritur rezultate të shpejta.